Java 12.10 – 18.10

Pasqyra e Çmimeve

Republika e Shqipërisë · Ministria e Ekonomisë dhe InovacionitPasqyra e Çmimeve

Politika e Cookies

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit · Pasqyra e Çmimeve.

Tetor 2026

2. Llojet e cookies sipas kohëzgjatjes

Cookies të sesionit (session cookies)
Ruhen përkohësisht gjatë vizitës dhe zakonisht fshihen automatikisht kur përfundon sesioni ose mbyllet shfletuesi. Ato mund të jenë të nevojshme për funksionimin korrekt të Platformës.
Cookies të qëndrueshme (persistent cookies)
Ruhen në pajisjen e vizitorit për një periudhë të përcaktuar ose derisa përdoruesi t’i fshijë manualisht. Ato mund të përdoren, sipas funksionalitetit të Platformës, për të ruajtur preferenca ose informacion tjetër të lejuar.

3. Llojet e cookies sipas qëllimit

3.1 Cookies të domosdoshme

Këto cookies janë të nevojshme për funksionimin bazë, sigurinë dhe përdorshmërinë e Platformës. Pa to, disa funksione të Platformës mund të mos funksionojnë siç duhet. Përdorimi i tyre duhet të kufizohet në atë që është teknikisht i nevojshëm për ofrimin dhe sigurinë e shërbimit.

Cookies të domosdoshme përdoren vetëm në masën e nevojshme për garantimin e funksionimit, sigurisë dhe administrimit të Platformës. Baza juridike për përdorimin e tyre mbështetet në Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", veçanërisht nenet 6 dhe 7, si dhe në Ligjin nr. 54/2024, "Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë", neni 158. Në përputhje me nenin 158, pikat 6 dhe 7 të Ligjit nr. 54/2024, ruajtja e informacionit ose aksesi në informacionin e ruajtur në pajisjen fundore të përdoruesit kërkon pëlqimin e përdoruesit, përveç rasteve kur kjo është teknikisht e domosdoshme për transmetimin e komunikimit elektronik ose për ofrimin e një shërbimi të shoqërisë së informacionit të kërkuar në mënyrë të qartë nga përdoruesi. Cookie "pw_sesioni" përdoret vetëm për autentikimin dhe administrimin e sesionit të përdoruesve të autorizuar dhe është teknikisht i domosdoshëm për ofrimin e shërbimit të kërkuar nga përdoruesi. Për këtë arsye, përdorimi i tij nuk kushtëzohet nga marrja e pëlqimit paraprak. Ky cookie nuk përdoret për marketing, profilizim, reklamim të personalizuar ose analizim të sjelljes së vizitorëve.

3.2 Cookies statistikore / analitike

Këto cookies mund të përdoren për të kuptuar në mënyrë të agreguar se si vizitorët përdorin Platformën, p.sh. numrin e vizitave, faqet më të përdorura, kohëzgjatjen e vizitës ose probleme të mundshme të navigimit. Qëllimi është përmirësimi i funksionimit dhe eksperiencës së përdoruesit.

Platforma nuk vendos cookies statistikore. Matja e vizitave bëhet nga një shërbim i jashtëm që nuk përdor cookies dhe nuk ndërton profil të vizitorit; ai merr adresën IP, llojin e shfletuesit dhe faqen e hapur, dhe serverat e tij ndodhen jashtë Bashkimit Evropian. Nuk përdoret Google Analytics, Cookiebot apo mjet që kërkon pëlqim, dhe nuk vendoset asnjë piksel reklamimi.

Platforma mban numërues të vetët ditorë — sa herë u hap një faqe dhe çfarë u kërkua kur kërkimi nuk dha rezultat — pa vendosur asnjë cookie, pa ruajtur adresën IP dhe pa krijuar sesion. Ruhet vetëm një numër i përgjithshëm për ditë, i cili nuk lidhet dot me një vizitor të caktuar. Më shumë te Njoftimi i Privatësisë.

3.3 Cookies funksionale

Platforma nuk vendos cookies funksionale. Preferencat e vizitorit ruhen me teknologjinë localStorage të vetë shfletuesit, e cila nuk dërgohet te serveri dhe nuk lexohet nga Platforma. Këto janë: qyteti i zgjedhur te filtri (pw-qyteti dhe pw-qyteti-pyetur), marketet e preferuara (pw-marketet) dhe produktet e ruajtura nga vizitori (pw-te-preferuarat). Të dhënat qëndrojnë vetëm në pajisjen e vizitorit, fshihen nga cilësimet e shfletuesit dhe nuk i mundësojnë Platformës ta identifikojë ose ta ndjekë përdoruesin. Vetëm për tregtarët e kyçur përdoret edhe një çelës i përkohshëm (pw-draft), i cili ruan në pajisjen e tyre formularin javor të paplotësuar.

3.4 Cookies marketingu / reklamimi

Platforma "Pasqyra e Çmimeve" ka karakter publik dhe informues dhe nuk synon promovimin preferencial të operatorëve, produkteve ose markave. Platforma nuk përdor cookies marketingu, nuk kryen profilizim reklamues dhe nuk shfaq reklama të personalizuara. Nuk ka integrim me rrjete reklamimi ose platforma të mediave sociale.

4. Cookies që përdor Platforma

pw_sesioni

Kohëzgjatja
Sesioni i kyçjes (12 orë)
Kategoria
E domosdoshme
Të dhënat e ruajtura
Identifikues i rastësishëm sesioni (varg shifrash dhe shkronjash). Nuk përmban emër, email, fjalëkalim apo të dhënë tjetër të lexueshme.
Qëllimi
Mban të kyçur përdoruesin e autorizuar — tregtarin që raporton çmimet ose nëpunësin e MEI-t. Nuk vendoset për vizitorin që thjesht shfleton çmimet.
Afati
12 orë nga kyçja; fshihet menjëherë kur përdoruesi del nga llogaria.
Menaxhimi i pëlqimit
Nuk zbatohet: Platforma nuk vendos cookies që kërkojnë pëlqim, ndaj nuk ka mekanizëm për menaxhimin e tij.
Statistikore/analitike
Nuk zbatohet: matja e vizitave bëhet pa cookies, nga një shërbim i jashtëm i përshkruar te seksioni 3.2 dhe te Njoftimi i Privatësisë.

5. Pëlqimi dhe menaxhimi i preferencave

Platforma nuk vendos asnjë cookie që nuk është rreptësisht i domosdoshëm. Vizitori që shfleton çmimet nuk merr asnjë cookie. I vetmi cookie vendoset pas kyçjes së suksesshme të një llogarie të autorizuar dhe shërben vetëm për të mbajtur sesionin. Nëse në të ardhmen shtohen cookies ose teknologji të ngjashme që nuk janë të domosdoshme për funksionimin e Platformës, do të zbatohen kërkesat për informim dhe marrje të pëlqimit paraprak, të lirë, specifik dhe të informuar, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale" dhe Ligjin nr. 54/2024, "Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë".

Në përputhje me nenin 158 të Ligjit nr. 54/2024, ruajtja e informacionit ose aksesi në informacionin e ruajtur në pajisjen fundore të përdoruesit kërkon pëlqimin e përdoruesit, përveç rasteve kur kjo është teknikisht e domosdoshme për transmetimin e një komunikimi elektronik ose për ofrimin e një shërbimi të shoqërisë së informacionit të kërkuar në mënyrë të qartë nga përdoruesi. Cookie "pw_sesioni", i përdorur nga Platforma, bën pjesë në këtë përjashtim, pasi është i nevojshëm për autentikimin dhe administrimin e sesionit të përdoruesve të autorizuar dhe nuk përdoret për qëllime statistikore, marketingu, profilizimi apo reklamimi të personalizuar. Për këtë arsye, Platforma nuk shfaq aktualisht njoftim për pëlqimin e cookies (cookie banner) dhe nuk ka mekanizëm për menaxhimin e preferencave të cookies. Vizitori mund t’i fshijë në çdo kohë të dhënat e ruajtura lokalisht në pajisjen e tij nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit.

6. Si mund të kontrollohen dhe fshihen cookies?

Shumica e shfletuesve pranojnë automatikisht cookies, por përdoruesi mund t’i ndryshojë këto cilësime. Nëpërmjet cilësimeve të shfletuesit, vizitori mund të shohë, bllokojë ose fshijë cookies dhe, sipas shfletuesit, të kërkojë njoftim përpara vendosjes së tyre.

Bllokimi ose fshirja e cookies të domosdoshme mund të ndikojë në funksionimin e plotë të Platformës ose të bëjë që disa funksione të mos punojnë sipas mënyrës së parashikuar.

7. Shërbimet e palëve të treta

Asnjë shërbim i palëve të treta nuk vendos cookies në Platformë. Shkronjat (fontet) dhe i gjithë kodi shërbehen nga vetë Platforma, jo nga Google Fonts ose ndonjë CDN i jashtëm. Ekziston një shërbim i vetëm i jashtëm që kontaktohet nga shfletuesi i vizitorit: pllakat e hartës së marketeve, të cilat merren nga OpenStreetMap (tile.openstreetmap.org). Kjo ndodh vetëm kur vizitori hap faqen me hartë; OpenStreetMap nuk vendos cookies, por, si çdo kërkesë në internet, merr adresën IP të vizitorit. Faqja e tregtarëve përmban edhe lidhje drejt Google Maps, të cilat hapen vetëm nëse vizitori klikon mbi to.

Platforma nuk përdor Google Analytics, Cookiebot apo mjet reklamimi. Përveç hartës, shfletuesi i vizitorit kontakton drejtpërdrejt edhe shërbimin e jashtëm të matjes së vizitave, i cili nuk vendos cookies por merr adresën IP, llojin e shfletuesit dhe faqen e hapur; ai nuk ngarkohet te portali i tregtarëve, te paneli i Ministrisë dhe te faqja e hyrjes. Infrastruktura teknike mbështetet te dy ofrues që nuk ndërveprojnë drejtpërdrejt me shfletuesin: strehimi i aplikacionit (Render) dhe baza e të dhënave (Supabase). Këta nuk vendosin cookies.

8. Mbrojtja e të dhënave personale

Kur përdorimi i cookies ose teknologjive të ngjashme përfshin përpunimin e të dhënave personale, ky përpunim kryhet në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", Ligjin nr. 54/2024, "Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë. Çdo përpunim i të dhënave personale respekton parimet e ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës, kufizimit të qëllimit, minimizimit të të dhënave, saktësisë, kufizimit të ruajtjes, integritetit, konfidencialitetit dhe përgjegjshmërisë. Subjekti i të dhënave gëzon të drejtat e parashikuara nga Ligji nr. 124/2024 dhe mund t’i ushtrojë ato pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si kontrollues i të dhënave.

9. Ndryshimi i Politikës së Cookies

Kjo Politikë mund të ndryshohet ose plotësohet për të reflektuar ndryshime juridike, teknike ose funksionale të Platformës. Versioni i përditësuar publikohet në Platformë me datën e hyrjes në fuqi. Kur është e nevojshme, versionet e mëparshme ruhen në arkivin e dokumenteve të Platformës.

10. Kontakti

Për çdo pyetje, kërkesë ose shqetësim në lidhje me këtë Politikë të Cookies ose me përdorimin e cookies dhe teknologjive të ngjashme në Platformën "Pasqyra e Çmimeve", përdoruesit mund të kontaktojnë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit nëpërmjet kanaleve zyrtare të kontaktit të publikuara në faqen zyrtare të institucionit. Kërkesat që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave ose çështje të tjera që lidhen me privatësinë trajtohen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale", dhe procedurat e brendshme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.