Mbledhja dhe krahasimi i çmimeve të produkteve ushqimore
Kjo faqe përmban informacion mbi mënyrën e mbledhjes, verifikimit dhe krahasimit të çmimeve të publikuara në platformë, si dhe mbi aspektet që duhen marrë parasysh gjatë përdorimit të tyre.
- zinxhirë raportues
- 6zinxhirë raportues
- pika shitjeje
- 348pika shitjeje
- qytete
- 33qytete
- artikuj
- 201artikuj
- kategori
- 13kategori
Kategoritë e produkteve të monitoruara
Faza pilot përfshin 21 kategori ushqimore të përcaktuara sipas specifikimeve teknike të metodologjisë. Brenda çdo kategorie krahasohen produkte me karakteristika të njëjta, por jo identike. Për këtë arsye, platforma paraqet çmimin më të ulët në kategori dhe jo çmimin më të ulët të një produkti të caktuar.
Produktet që nuk plotësojnë specifikimet e kategorisë nuk përfshihen në krahasim. Për shembull, makaronat fusilli nuk krahasohen në kategorinë e përcaktuar për spaghetti, ashtu si mollët që nuk janë Golden Delicious nuk përfshihen në kategorinë e tyre.
| Kodi | Kategoria | Specifikimi | Paketimi | Njësia e krahasimit |
|---|---|---|---|---|
| PW01 | Vaj luledielli | I rafinuar, 100% luledielli | 1 L | lekë/L |
| PW02 | Qumësht UHT | Lopë, UHT, 1.5–3.5% yndyrë | 1 L | lekë/L |
| PW03 | Vezë | Pule, Klasa A, madhësia M | 10 copë | lekë/10 vezë |
| PW04 | Miell gruri | I bardhë, përdorim i përgjithshëm | 1 kg | lekë/kg |
| PW05 | Sheqer | I bardhë, kristal | 1 kg | lekë/kg |
| PW06 | Oriz | I bardhë, kokërrgjatë, standard | 1 kg | lekë/kg |
| PW07 | Makarona | Spaghetti, semolina gruri durum | 500 g | lekë/kg |
| PW08 | Kos natyral | Qumësht lope, pa shije/fruta | 200 g – 1 kg | lekë/kg |
| PW09 | Pulë e plotë e freskët | E plotë, e freskët/frigoriferike, e papërpunuar | Variabël | lekë/kg |
| PW10 | Gjalp | Qumështi, ≥80% yndyrë | 200–250 g | lekë/kg |
| PW11 | Domate | E kuqe, e rrumbullakët/standard, e freskët, jo specialitet | Variabël | lekë/kg |
| PW12 | Banane | Cavendish, standarde, të freskëta, konvencionale | Variabël | lekë/kg |
| PW13 | Mollë | Golden Delicious, të freskëta, standarde | Variabël | lekë/kg |
| PW14 | Detergjent pluhur, i vogël | Pluhur për lavatriçe (universal, i bardhë, color) | deri në 1 kg | lekë/kg |
| PW14 | Detergjent pluhur, i mesëm | Pluhur për lavatriçe (universal, i bardhë, color) | 1,3–3,0 kg | lekë/kg |
| PW14 | Detergjent pluhur, i madh | Pluhur për lavatriçe (universal, i bardhë, color) | mbi 5 kg | lekë/kg |
| PW15 | Shampo flokësh, e vogël | Kozmetike, për përdorim të përgjithshëm | 250–400 ml | |
| PW15 | Shampo flokësh, e madhe | Kozmetike, për përdorim të përgjithshëm | 600–800 ml | |
| PW16 | Sapun i ngurtë | Bar për trup dhe duar, 1 copë | 90 g | |
| PW17 | Pelena për fëmijë | Klasike ose pants, Nr. 3–6 | Sipas paketës | lekë/copë |
| PW18 | Letër higjienike | Rula, paketim 10 rula | 10 rula |
Hyjnë në renditje vetëm produktet në shitje. Ofertat e kushtëzuara, si "bli 2, përfito 1 falas", dhe ofertat me kartë besnikërie nuk zëvendësojnë çmimin standard.
Krahasimi i çmimeve për njësi
Për të mundësuar një krahasim të drejtë ndërmjet produkteve me paketime të ndryshme, renditja kryhet sipas çmimit për njësi matëse.
Në këtë shembull, paketa prej 1 kg ka çmim më të lartë, por rezulton më ekonomike për kilogram. Për renditjen krahasuese merret në konsideratë çmimi për njësi, i cili në këtë rast është 228 lekë/kg.
Tregtari raporton çmimin përfundimtar të paketës dhe sasinë neto të produktit. Njësia standarde e krahasimit përcaktohet në metodologji sipas kategorisë, ndërsa çmimi për njësi llogaritet automatikisht nga platforma. Kjo siguron që produktet të krahasohen mbi të njëjtën bazë dhe sipas rregullave të njëjta për të gjithë operatorët.
Rregulli i mbulimit 80%
Një çmim konsiderohet si çmim i zinxhirit vetëm kur aplikohet në të paktën 80% të pikave aktive të shitjes të atij zinxhiri.
Kur mbulimi është nën 80%, çmimi paraqitet veçmas si çmim pike, së bashku me numrin e pikave ku zbatohet, p.sh.: "119 lekë – i disponueshëm në 2 nga 50 pika shitjeje". Ky çmim nuk përfshihet në renditjen krahasuese ndërmjet zinxhirëve.
Çmimi i zinxhirit është ai që tregtari deklaron si çmim i rrjetit të vet kur raporton. Disa tregtarë raportojnë veç e veç edhe çmimin e dyqaneve që bëjnë përjashtim; këto saktësime nuk e zëvendësojnë çmimin e rrjetit, por shfaqen kur qytetari zgjedh një dyqan të caktuar. Pa dyqan të zgjedhur shfaqet çmimi i rrjetit; me dyqan të zgjedhur, çmimi i atij dyqani.
Mbulimi matet mbi pikat ku produkti shitet. Kështu tregtari që raporton më shumë hollësi nuk dënohet për hollësinë — përpara, çmimi i tij ndahej në grupe të vogla dhe asnjë nuk e arrinte pragun — ndërsa një produkt që shitet vetëm në një pjesë të vogël të rrjetit mbetet çmim pike, pavarësisht deklarimit.
Ky rregull siguron që krahasimi ndërmjet zinxhirëve të bazohet në çmime që zbatohen në pjesën më të madhe të pikave të tyre të shitjes. Një çmim i disponueshëm vetëm në një numër të kufizuar pikash nuk mund të konsiderohet përfaqësues për të gjithë zinxhirin.
Promocionet dhe ndryshimi javor i çmimeve
Kur një produkt është në promocion, kjo shënohet qartë në platformë. Për krahasimin përdoret çmimi promocional që konsumatori paguan gjatë asaj jave, por tregohet se bëhet fjalë për një ofertë të përkohshme dhe jo për një ulje të përhershme të çmimit. Gjatë promocionit, tregtari raporton çmimin e ulur dhe çmimin e mëparshëm, në mënyrë që qytetari të shohë qartë sa kursen.
Si çmim promocional merret vetëm oferta që mund ta përfitojë çdo blerës, pa kushte shtesë. Ofertat e kushtëzuara, si "bli 2, merr 1 falas", nuk shënohen si promocion dhe produkti krahasohet me çmimin e tij të rregullt. Nëse një produkt është raportuar si i mbaruar, ai nuk shfaqet si alternativa më e lirë.
Përqindja pranë çmimit tregon sa ka ndryshuar çmimi i të njëjtit produkt, te i njëjti tregtar, krahasuar me javën e kaluar. Ajo nuk tregon inflacionin apo ndryshimin mesatar të çmimeve në vend, por vetëm rritjen ose uljen e atij produkti konkret në atë zinxhir tregtar.
Nëse ajo që shihni këtu nuk përputhet me etiketën në dyqan, ju jeni burimi më i shpejtë që kemi. Çdo raportim krahasohet me atë që ka dërguar tregtari.
Raporto një problem